Përtej Atlantikut, Italia ka Xhovinkon, Shqipëria… Hykën

0

Portali zyrtar i Federatës Amerikane të Futbollit ngre në qiell lojtarin e kombëtares shqiptare

“San Hoze Earthquakes” kishin vetëm një plan për “Open Cup”. Të mbanin sa më shumë topin, të luanin bukur, të shënonin gola dhe të argëtoheshin. Por jo gjithçka shkoi mirë. “Jahmir Hyka dhe Dani Hoesen prishën planet, sepse ardhjet nga Europa janë “arkitektët” e këtij San Hoze të papërmbajtshëm me mënyrën sesi luan futboll”, shkruan portali zyrtar i Federatës Amerikane të Futbollit. Të dy mjeshtër të topit, futbollistët janë nga ata që argëtohen dhe të argëtojnë në fushën e lojës. “Ata dinë të buzëqeshin dhe kur luajnë e driblojnë dhe kur ndërmarrin aksione individuale”, shkruajnë amerikanët.

“Është një lojë e thjeshtë”, thotë Hyka, të cilit amerikanët i kanë vënë pseudonimin “Albanian Mesi”. Edhe pse shtatshkurtër, këmbët e tij janë magjike, me Hykën, që shkon gjithmonë drejt portës. “Kur ti ke topin krijon shanse, dhe normalisht ti do ose duhet të shënosh. Kjo nuk është shumë e komplikuar”, shton Jahimr Hyka, duke thjeshtëzuar shumë futbollin e luajtur.

Mesfushori që ka luajtur në Norvegji, Greqi, Gjermani, Zvicër dhe tani aktivizohet në kampionatin amerikan është kthyer në një makth për mbrojtësit kundërshtarë, që kur mbërriti në “Major League Soccer”. Diçka dinë yjet e LA Galaksisë, Xhelli Van Dam dhe Eshli Kol, të cilëve mund t’u ketë dalë në ëndërr, disa herë Hyka, pas mbrëmjes kur ata u eliminuan nga San Hozeja.  “Ka shumë pak skuadra në MLS, që mund të luajnë bukur me topin, ashtu siç bëjmë ne. Shumica  tyre luajnë me top të gjatë dhe një stil të vjetëruar. Por kjo nuk bën për ne”, vazhdon Hahmir Hyka.

Holandezi Hoesen e “ngre në qiell” shqiptarin. “Hyka është i paarritshëm”, shprehet ish-lojtari i Ajaksit. – “Është shumë argëtuese të luash me Jahmirin. I adhuroj ata që bëjnë kalime një kundër një, diçka që Hyka e ka si lojë fëmijësh”, shton holandezi.

Hyka është një lojtar vendimtar për San Hozenë. Këtë e tregoi kundër LA Galaksisë në çerekfinalen e Kupës. “Në Kaliforni ishte shumë argëtuese”, kujton Hyka. Për ata që nuk mbajnë mend se çfarë ndodhi, Hyka me shokë vunë në mes ekipin e yjeve të Amerikës dhe e shkatërruan, si të ishin Barcelona. Meritë e futbollit të bukur dhe argëtues të Jahmir Hykës.

Sakaq, krahasimi me Xhovinkon, për shtat, qëndron plotësisht, edhe pse te golat dhe asistet duhet ende shumë punë

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image