Personazhi i vitit/ 9 ditë nga mbyllja e votimeve, Gega dhe Çelaj janë më të preferuarit

“Sport Ekspres” hapi në datën 8 dhjetor një sondazh, nga i cili do të shpallet më pas edhe personazhi i vitit në sportin shqiptar. Një listë me 15 emra që kanë dhënë përgjatë vitit kontributin e tyre në sport iu servirën sportdashëve, të cilët mund të përzgjedhin të preferuarin e tyre. Ndërkohë, ende 9 ditë nga përfundimi i këtij sondazhi, vihet re një balotazh mes Skënder Gegës dhe boksierit Klevis Çelaj.

Gega ka merita të mëdha sa i përket punës që ai bëri në stolin e Partizanit, klub të cillin ia doli ta nxirrte kampion të Superiores pas një kohe shumë të gjatë pa e provuar këtë trofe. Ndërsa vlonjati Çelaj ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me anë të përkushtimit dhe arritjeve të tij në sportin e vështirë të boksit, ku ka garuar dhe është stërvitur në kushte asapk të duhura për një kampion, si dhe mes mungesës së anës financiare./Sport Ekspres/