“Përshendetni presidentët e Superiores”! Reflektimi që kërkohet nga Stefa: Halili i pari që i interesonte mbyllja në tavolinë, nuk e bëri

Futbolli shqiptar është gati të rikthehet sërish, teksa klubet dhe Federata kanë rënë dakort edhe për datën në të cilën do të zbresin në fushë. Megjithëse fitimet në Shqipëri prej këtij sporti nuk janë të mëdha dhe ndoshta mund të ishte me interes për presidentët e skuadrave të mbyllnin me kaq kampionatin, një gjë e tillë nuk ndodhi. Krerët e klubeve të Superiores respektuan deri në fund garën dhe këtë e dëshmuan me qendrimin e tyre.

Një mendim të tillë ndan edhe gazetari i “Supersport”, Gjergj Stefa, i cili gjatë emisionit “Fan Zone” është shprehur se vendimi i presidentëve të elitës së futbollit shqiptar për t’i shkuar deri në fund sezonit të mbetur përgjysmë meriton të përshëndetet nga të gjithë, pasi treguan se nuk e shohin këtë sport vetëm si nëj biznes. Gjithashtu veçon edhe rasti ne Refik Halilit, ekipi i të cilit është në krye me 9 pikë diferencë dhe për interesa personal do e shihte më të udhës të pezullohej kampionati e të merrte titullin përpara kohe, por ka rezultuar e kundërta. Kjo pasi presidenti i Tiranës ka qenë ndër ata që ka kërkuar vazhdimin deri në fund të kampionatit. Ndërkohë gazetari Stefa i tërheq vëmendjen edhe qeverisë, e cila duhet të mendojë për ta.

“Ne duhet të vlerësojmë dhe të përshëndesim presidentët e Superiores. Pavarëisht se 90% e verdikteve të kampionatit tani është dhënë dhe do të ketë vetëm shpenzime shtesë për ta, është vendosur që të vazhdohet sezoni në fushë. Kjo vlen si një dëshmi për të treguar se e shohin këtë punë më tepër se biznes, e shohin edhe si kënaqësi.

Për t’u vlerësuar është edhe presidenti Halili, që është në vendin e parë dhe mund t’i interesonte më tepër mbyllja e Superiores. Por jo, ka qenë ndër kryesorët që ka kërkuar vazhdimin e kampionatit. Nga ana tjetër kjo shërben si një këmbanë alarmi për Qeverinë, që t’i kënaq me një ligj adapt. Po shpenzojnë miliona që dalin nga familja e tyre dhe duhet të mbështeten. Deri tani jo vetëm që nuk ka ndodhur, por edhe i kanë nënçmuar me një rast për kontributin që japin”, ka thënë Gjergj Stefa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *