Përsërit Sokol Cikalleshin, Odise Roshi tund rrjetën edhe në Rusi

Odise Roshi vazhdon zakonin me golat e shënuar edhe te Akhmat Gronzy. Me Shqipërinë arriti të realizonte ndaj Islandës, duke i hapur rrugë fitores 4-2.

Sulmuesi shqiptar gjeti golin me skuadrën ruse nga pika e bardhë ndaj Rostov, ndërsa aktualisht po fitohet me rezultatin 0-1. Nga pika e bardhë futbollisti fireak nuk do të gabonte, duke përsëritur atë që bëri Cikalleshi në ditën e djeshme me Akhisasporin, duke i dhuruar fitoren me të njëjtat shifra dhe mënyrë realizimi ndaj Menemesporit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *