Përse lojtarët e mëdhenj dështojnë si trajnerë? Ferguson ka përgjigjen

Shumica dërrmuese e futbollistëve të mëdhenj nuk arrijnë të kenë të njëjtin sukses kur veshin tutat e trajnerit. Për të shpjeguar këtë fenomen ka folur vetë legjenda e këtij profesioni Sir Aleks Ferguson, një njeri i cili ka pasur një karrierë shumë herë më të suksesshme si trajner krahasuar me përvojën si lojtar.

“Në të shumtën e rasteve, lojtarët e mëdhenj nuk bëhen trajner të mirë. Kjo ndodh pasi ata nuk arrijnë të kuptojnë lojtarët që s’kanë pasur nivelin e lartë të aftësive që ata kanë zotëruar. Vite më parë po flisja me Bobi Çarlton, ai atëherë ishte trajneri i Preston North End. Gjërat nuk po shkonin mirë për të. Më tha se lojtarët nuk po arrinin ta kuptonin atë dhe më pas hoqi dorë”.

“Çdokush që do të  bëhet trajner duhet të përgatitet që kur është futbollist. Në moshën 24-vjeçare lashë profesionin si inxhinier për t’u fokusuar krejtësisht te futbolli. Bëra gjithçka që duhet që të mos rikthehesha në profesionit të inxhinierisë. U mundova të mësoja sa më shuam nga trajnerët”.

“Isha një lojtar mesatar. Shënoja gola me raste, por nuk isha në nivelin e Bobi Çarlton, Ronaldos ose Mesit. Por ka dhe raste të rralla si Bekenbauer për shembull, lojtari i madh, fitoi Botërorin me Gjermaninë si trajner. Krojf gjithashtu te Barcelona bëri një punë shumë të mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *