“Përse është programuar kështu, me dallim ngjyre?”! Ish-lojtari i Arsenalit sjell polemika për COVID-19: Ke ende kohë ta fshish

Nga Klaudio Ndreca

Koronavirusi vazhdon të prodhojë debate të mëdha në shtete të ndryshme, atje ku disa figura të njohura e mendojnë se kjo pandemi është tërësisht e krijuar nga njerëzit. Këtë herë ishte ish-lojtari i Arsenalit dhe Anglisë, Sol Kampbell që mbështeti një tezë që sjellë shumë polemika.

Nëpërmjet një statistike tronditëse të “ONS”, ku thuhet se njerëzit me ngjyrë kanë katër herë më shumë gjasa që të ndërrojnë jetë se të tjerët. Këtë përfundim të mbërritur nga një media, e ka shoqëruar edhe me shkrimin: “A është ky virus një gabim natyral apo një gabim i projektuar…? Pyes veten nëse ky virus sulmon me dashje një lloj të caktuar gjaku?”.

Në komente ka pasur edhe kundërshti nga ana e ndjekësve të tij, madje në shumë raste i sygjeronin që ishte ende në kohë për ta fshirë postimin, pasi nuk ishte parë nga shumë njerëz. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *