Përse ai flamur dhe himn? Albin Kurti flet edhe për lojtarët e Kosovës: Nuk është faji i tyre!

Albin Kurti ka arritur të fitojë zgjedhjet në Kosovë, duke marrë më shumë mbështetje nga të gjithë garuesit e tjerë. I njohur për dashurinë e madhe dhe dëshirën për të bashkuar Shqipërinë me Kosovën, në intervistën për “Opinion”, ka prekur edhe disa tema që kanë vëmendje edhe në pjesën sportive.

Kur flitet për lojtarët që luajnë me Kosovën dhe që do të ishte më bukur nëse do të gjendej vetëm një Kombëtare, Kurti shprehet: “Nuk është faji i tyre. Ne të gjithë jemi krenuar me Shqipërinë kur arriti në Europian, tani duhet t’i mbështesim edhe këta djelmosha në rrugën që kanë nisur. Dhe unë do të jem në mbështetje të tyre.

Sa i përket flamurit, kur ne e bëmë një gjë të tillë, na thanë që nuk duhet të ketë asnjë ngjyrë të kuqe dhe të zezë apo shqiponjë. A thua se ne ishim duke e shpallur pavarësinë nga Shqipërinë dhe jo nga Serbia. Për të vazhduar me himnin tonë. Ai lloj himni madje nuk quhet as i Kosovës, pasi titullohet Europa. Pra një himn, që titullohet Europa. Do t’i shohim sesi do t’i rregullojmë këto”, ka thënë Kurti. /Sport Ekspres/