“Përralla” e Dodanit, nga Vau i Dejës te Ajaksi!

0

Ëndrrat i besojnë të gjithë, por rëndësi ka të punosh për to. Ky është rasti i Arlendo Dodanit, i cili është vetëm 18 vjeç, por së shpejti mund të bëhet pjesë e Ajaksit. Mesfushori shkatërrues i akademisë “Albanian Ajax School”, me origjinë nga Vau i Dejës, i datëlindjes 06.02.1999, është 1,85 m i gjatë dhe aktualisht luan në Kategorinë e Parë U-19.

Ai është fitues i kampionatit të zonës së veriut, i Kupës së Shqipërisë U-17 dhe kampion i turneut “Wroclaw” në Poloni. i stërvitur nga trajnerë të njohur si Safet Osja, Malvin Meqarovi dhe Endri Caku, ai ka guxuar të provojë veten në Holandë te skuadra e mirënjohur Ajaks, aty ku testet e para i ka kryer me sukses. Në verë Dodani pret të marrë përgjigjen, e cila me shumë mundësi do të jetë pozitive, sepse ky djalosh ka gjithçka për të pasur një karrierë të madhe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here