Përralla angleze, nga dy golat në fushë te lindja e djalit në maternitet!

0

Shpesh dëgjon të thuhet që është vetëm një “lojë”, ose akoma më keq, një profesion. Sigurisht, me milionat që xhirojnë më shpejt se sa makinat një ditë të zakonshme pune, të duket e pamundur ose utopike që të ketë edhe ndjenja, emocione dhe sidomos romanticizëm.

Por, nëse jeton dhe luan në ishull, pra Britaninë e Madhe, aty ku topi nisi të merrte atë bukuri dhe shkëlqim që sot ka pushtuar 2/3 e botës (1/3 nuk është admiruese vetëm sepse nuk ka mundësi për shkak të kushteve dhe rrethanave), atëherë ndodh gjithçka… Ndodh edhe që të shënosh dy gola, të zëvendësohesh dhe të vraposh për në maternitet, për të mbajtur në krahë djalin tënd që ka ardhur në jetë teksa t’i ishe i fokusuar në fushë për të shënuar, sepse është ky profesioni yt.

Rian Kolklug, ndoshta, nuk do ta harrojë kurrë 21 nëntorin 2017, pasi skuadra e tij, Uigan Atletik (shumë pak e mbajnë mend, por tifozët e saj jo edhe aq, duke qenë se vitin që fitoi FA Cup ra në kategori dhe sezonin tjetër luajti në Europa League dhe Championship) fitoi përballë Donkaster Junajtidit (2-0), teksa ai u bë baba për të parën herë. Trajneri, ndoshta thjesht sepse ashtu mendoi, e zëvendësoi në minutën e 55-të. Lojtari i hipi makinës dhe u nis drejt maternitetit, kuDhe, nëse do të kishte qëndruar në fushë, ndoshta do të merrte topin me vete, është “mjaftuar” për të marrë me vete diçka më të shtrenjtë, birin e tij…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image