Përqindja e ish-skuadrës së Amir Rrahmanit, fitojnë të njëjtën shifër për sa u shit te Verona

Dinamo e Zagrebit ka vepruar në mënyrën e duhur me Amir Rrahmanin, duke mbajtur përqindje në kartonin e tij, përveç shitjes për 2 milionë euro. Bëhet fjalë për 10% të kartonit, duke e bërë skuadrën kroate që të përfitojë të njëjtën shifër nga shitja e Veronës drejt Napolit, po aq sa në kohët kur e kishte Dinamo e Zagrebit dhe e largoi drejt Serisë A.

Bëhet fjalë për një shifër që shkon afërsisht te 1.4 milionë euro më saktësisht, pasi Napoli e bleu mbrojtësin shqiptar për 14 milionë euro. Pra një politikë e duhur e ndjekur nga gjigandët kroatë, që nuk mund t’u shpëtonte nga duart një rast i tillë dhe kanë eksperienca të mëparshme me talentet që nxjerrin, për të marrë të ardhura prej tyre dhe pse nuk i zotërojnë më. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *