Përplasje para “El Clasicos”, Vidal braktis para kohe stërvitjen me Barcelonën

“El Clasico” nuk ka ardhur e qetë në kampin e Barcelonës. Stërvitja e tyre e fundit është shoqëruar edhe me nervozizmin e mesfushorit Arturo Vidal. Ky i fundit ka mësuar se nuk do të jetë pjesë e 11-shes fillestare që Valverde do të hedhë në fushë mbrëmjen e sotme kundër galaktikëve të Real Madridit dhe një gjë e tillë ka bërë që të humbasë qetësinë.

Kiliani ka lënë stërvitjen më herët dhe është drejtuar në dhomat e zhveshjes, ku disa lojtarë katalanas janë munduar ta qetësojnë. Një sjellje kjo jo e zakontë për Vidal, që asnjëherë nuk largohet përpara përfundimit të seancës, madje shpesh qendron ende për tu stërvitur në mënyrë që të përmirësojë goditjet e tij./Sport Ekspres/