Përplasje midis futbollit italian dhe atij spanjoll, Inter reagon kundër Tebas!

Presidenti i Ligës spanjolle të futbollit sulmoi klubet e Inter, Juventus dhe PSG, duke i cilësuar: “ekipe që drogojnë merkaton”, dhe klubi zikaltër ka reaguar me anë të një komunikate. Interi do të marrë masa ligjore kundër Havier Tebas, kreut të Ligës së futbollit iberik për fjalët e ashpra.

FC Internazionale Milano komunikon se do të marrë masa ligjore kundër zotit Havier Tebas për deklaratat e lëshuara ditën e sotme në organet e shtypit”, shkruan klubi zikaltër.

Reagim dhe nga ana e Ligës italiane të futbollit, që shkruan se ndihet e surprizuar nga fjalët e Tebas. “Jemi të surprizuar nga deklaratat e presidentit Tebas. Këto fjalë dëmtojnë imazhin tonë dhe sfidojnë integritetin dhe punën e mirë të klubeve italiane të futbollit.

Tashmë pritet të shihet nëse kreu i futbollit spanjoll do të dënohet për deklaratat e tij, apo palët do të përballen në gjykatë midis tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *