Përplasja Real-Inter, FIFA merr vendimin për çështjen Modriç

0

Luka Modriç u kthye në një telenovelë gjatë kësaj vere. Kroati kërkonte largimin për tek Inter, të cilët e prisnin krahë hapur, por presidenti Perez rezistoi deri në fund dhe vuri veton për qëndrimin e 32-vjeçarit te Kampionët e Europës. Atmosfera u tensionua dhe palët nisën luftën mediatike mes tyre, që i dërgoi klubet të përballeshin në FIFA.

Reali i Madridit denoncoi Interin në FIFA për rastin në fjalë. Spanjollët akuzuan homologët italianë për sjellje jo korrekte dhe për faktin që nisën tratativat me mesfushorin kroat pa marrë lejen e klubit.

Gjatë javës së kaluar, FIFA dëgjoi versionet e Realit të Madridit, Interit dhe Luka Modriç. Mbasi shqyrtuan të gjitha versionet, FIFA vendosi ta mbyllë këtë çështje njëherë e mirë duke mos marrë asnjë vendim penalizues për klubin zikaltër.

Qeveria e futbollit botëror iu ka dërguar nga një letër klubeve ku qartëson se hetimet paraprake janë mbyllur, sepse mungonin elementët e duhur që provonin bisedimet e fshehta midis Interit dhe lojtarit kroat.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.