Përplasi stolin dhe ulërima për mbrojtësin e tij, Guardiola humbi kontrollin me Stones

Manchester City ka arritur të fitojë me rezultatin 5-1 ndaj Atalantës, në takimin e vlefshëm për “Champions League”. Guardiola ka dalë i lumtur nga kjo përballje, por që nuk shkoi gjithçka mirë përgjatë 90 minutave.

“Qytetarët” kishin arritur të përmbysnin rezultatin në 2-1 dhe Rodrigo u dëmtua, duke u detyruar të braktiste lojën. Në këtë moment, Guardiola thirri John Stones për t’u futur në fushë. Mbrojtësi e mori shumë qetë në atë moment dhe do të ishte trajneri i Manchester City që do të humbiste kontrollin.

Duke goditur stolin dhe duke dhënë ulërima për lojtarin e tij, Guardiola ka kërkuar që të nxitonte. Ndërkohë vetë Stones është shprehur se ishte duke rregulluar mbrojtëset te këpucët e tij dhe gjatë atij momenti, ishte vonuar vetëm për shkakun se po i rregullonte. /Sport Ekspres/