Përplasen pas katër muajsh, Lampard flet për “spiunin” Bielsa

Ishte data 16 janar kur trajneri i Lids Junajtid, Marselo Bielsa e pranoi se kishte spiunuar stërvitjen e Derbi Kauntrit, skuadër që drejtohet nga ish-mesfushori legjendar, Frenk Lampard. Pas katër muajsh, Lids dhe Derbi do të përplasen sërish, kësaj radhe në një sfidë jetike, ajo e “Play Off” për t’u ngjitur në Premier League.

Edhe pse e ka spiunuar dhe e ka përdorur këtë gjë kundra tij, Lampard tha se vazhdon të ketë një respekt shumë të madh për Bielsën si njeri dhe për atë që ai ka arritur gjatë karrierës. Në fjalën e tij, numri një i Derbit tha:

“Jo, marrëdhënia ime me Bielsën nuk ka ndryshuar aspak. Tani jam trajner vetë dhe i kuptoj problemet, presionin, vështirësitë. Disa njerëz i zgjidhin ndryshe, disa të tjerë ndryshe. E pranoni ose jo, çdokush bën atë që e mendon. Ai ka një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe për mua mbetet një trajner i madh. Unë e respektoj atë si njeri dhe karrierën fantastike që ka”, përfundoi Lampard.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *