“Përplasen” Junajtid dhe Arsenali, synohet ish-i i Juves

0

Juventusi e shiti në verën e vitit 2017 te Sauthemptoni për shumën e 15 milionë sterlinave. Flasim për Mario Lemina, mesfushorin nga Gaboni. 25-vjeçari është pranë largimit nga “shenjtorët”, ndërsa ofertat në drejtim të tij janë tunduese.

Mançester Junajtid ka nisur kontaktet me agjentin e tij sipas “Times”, ndërkohë që Lemina nuk është grumbulluar për fazën përgatitore me ekipin e tij. Sauthempton kërkon 18 milionë euro, pothuajse të njëjtën shumë që pagoi te “Zonja e vjetër”.

Lojtari pati probleme fizike sezonin e fundit dhe luajti vetëm 21 ndeshje në Premier, duke shënuar vetëm një gol. Për të interesohet edhe Arsenali. Lemina aktivizohet në rolin e qendërmesfushorit, por bën mirë edhe mbrojtësin e krahut të djathtë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.