Përmbysje e madhe/ Atletiko Madridi eliminon Barcelonën dhe shkon në finale, Mesi përplaset me Felix

Atletiko Madridi ka fituar me përmbysje në shifrat 2-3 ndaj Barcelonës, në takimin e vlefshëm për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. E mbyllur në shifrat 0-0 pjesa e parë, ka pasur edhe një moment përplasje në mbylljen e 45 minutave. Mesi do të “maste forcat” kokë më kokë me Felix, ndërsa në grindje u përfshin edhe disa lojtarë të tjerë. Me nisjen e pjesës së dytë, menjëherë e dërgoi topin në rrjetë Koke.

Për të mbërritur në minutën e 51, ku Mesi fillimisht dhe pastaj 11 minuta më vonë Grizman, do të përmbyste avantazhin. Për të kaluar tek penalltia e fituar me VAR dhe në minutën e 81, Morata, riktheu ekuilibrin e takimit. Dramën e vendosi goli i Correa, duke eliminuar katalanasit, ndërsa tani do të luajnë në finale ndaj Realit të Madridit. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/FranciscoPrisca/status/1215360606594904065