Përmbysje e Lokomotivës, Uzuni tani si… Ronaldo

Lokomotiva e Zagrebit ka fituar 3-1 në miqësoren kundër modestëve çekë të Znojmo. Skuadra kroate e nisi me më të mirët ndeshjen, teksa titullarë ishin përzgjedhur si zakonisht Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati. Lokomotiva e mbylli pjesën e parë në disavantash.

Në të dytën skuadra e Tomiç reagoi dhe shënoi tre herë në portën e Znojmo. Uzuni dhe Kastrati nuk arritën të shënonin dot, por te beratasi ra diçka në sy. Tashmë ai ka ndryshuar numrin në fanellë dhe nuk do të ketë me 21-shin.

Para miqësores ai ka publikuar në “Instagram” fanellën me numrin e ri dhe do të mbajë shtatën. Jo e rastësishme diçka e tillë, duke ditur që Uzuni ka idhull Kristiano Ronaldon dhe tashmë ka marrë pikërisht numrin që mban edhe portugezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *