Përmbyset situata në Shkodër, Baldo Raineri mund të marrë Vllazninë

Vllaznia mund të mësojë sot emrat e rinj të drejtuesve. Të paktën këto janë informacionet që vijnë nga qyteti verior. “Sport Ekspres” mëson se së fundmi kanë ndryshuar disi situatat dhe do të ketë zhvillime të papritura.

Në rolin e drejtorit sportiv do të jetë me shumë mundësi, Alban Hasani. E pritshme nga të gjithë, pasi emri i tij përflitej prej kohësh. Ky i fundit ka një kontribut të madh te klubi shkodran, pasi ka punuar mjaft mirë me akademinë e Vllaznisë dhe tani mund të provojë sfidën e tij më të madhe.

Nga krahu tjetër, të njëjtat burime bëjnë me dije se trajneri i ri i shkodranëve pritet të jetë Baldo Raineri. Ky i fundit do të ishte një surprizë e bukur për të gjithë, pasi ka punuar më parë në Shkodër dhe e njeh ambientin. Ai ka shprehur gjithmonë gadishmërinë për të marrë drejtimin e shkodranëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *