Përleshje ne derbi, ofendime dhe grushte në fushë

0

 

 

Dinamo-Tirana 0-2

Shënues: Koldashi 55’, Halili 71’

Dinamo: Hysaliu, Marku, Allmuça, Grori, Kalemaj, Hysenaj, Qato, Bermeta, Hoxhaj, Vasiu, Marinaj (U aktivizua Çervenaku) Trajner: O. Uku

Tirana: Shehri, Domi, Salla, Domgjoni, Kuka, Doka, Koldashi, Deliaj, Peçi, Mersini, Halili (U aktivizuan Myrtaj, Horanlli, Kurtaj, Sadiku, Meroçi) Trajner: B. Omuri

Gjyqtarë: A. Stolaj, J. Gjata, S. Minxalli

Kartonë të verdhë: Allmuça, Marku/ Salla, Domi

Kartonë të kuq: Marinaj 88’, Bermeta 88’/ Koldashi 88’

 

Sherr masiv në derbin e të rinjve mes lojtarëve të Dinamos dhe Tiranës. Po shkonte sipas çdo rregulli dhe një ndeshje e qetë ajo mes Dinamos dhe Tiranës, kur bardheblutë ishin duke kryesuar afër fundit të takimit me rezultatin 2-0, në sfidën që u zhvillua dje në kompleksin “Dinamo”. Por duhet të vinte minuta e 85-të që e gjithë kjo lojë “fair-play” të përmbysej si me dorë. Si shkëndijë ka mjaftuar një ndërhyrje e Marinajt ndaj Koldashit, i cili pasi është ngritur ka ofenduar kundërshtarin e tij. Kaq ka mjaftuar që fjalët t’ia linin vendin grushteve dhe shqelmave, ku në fushë u përfshinë pothuajse të gjithë lojtarët e të dyja kampeve, madje edhe bankinat respektive. Dy minuta ku futbolli ia la vendin shqelmave dhe grushteve mes dy kampeve, ndërsa trajnerët e Dinamos dhe Tiranës përpiqeshin të shuanin konfliktin, ashtu si edhe forcat e policisë që ndërhynë për të ndarë lojtarët. Pas dy minutave, gjithçka u shua, ndërsa gjyqtari Stolaj ndëshkoi me karton të kuq Koldashin e Tiranës dhe Marinajn e Bermetën e Dinamos. Ndeshja më pas përfundoi edhe minutat e mbetura, të cilat nuk ndryshuan rezultatin e takimit, ku Tirana, pavarësisht të gjithave fitoi 2-0 falë golave të Koldashit dhe Halilit, respektivisht në minutat 55’ dhe 71’. Andi TANKU

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here