Perla e Van Dijk! E ndalon zbulimin e madh të Juventusit, vetëm duke e trembur me ulërimën

Si të ishte në një lojë lagjesh apo kalçeto! Në këtë mënyrë, Van Dijk ka arritur të ndalë Moise Kean, sulmuesin që tashmë është pjesë e Evertonit, por doli si një zbulim i madh i Juventusit.

Kean po shkonte i vetëm drejt portës dhe kishte mundësi të artë për të shënuar, por tashmë është kthyer në psikologjike për kundërshtarët e Liverpulit, që Van Dijk nuk kalohet në mbrojtje. Kështu lojtari holandez po e shfrytëzon në mënyrën më të mirë imazhin që i ka lënë vetes, duke bërë një ulërimë dhe duke trembur Moise Kean, që pavarësisht se kishte distancë me Van Dijk, e ka goditur menjëherë topin.

Sigurisht që gjuajtja ishte e pasaktë dhe u shpërdorua një rast i artë, ku Evertoni mund të gjente golin në atë humbje të pësuar me shifrat 5-2 ndaj Liverpulit. /Sport Ekspres