Perla e Trashit edhe para syve të Rejës, u largua pas pjesës së parë

Lorenc Trashi arriti të realizonte një super gol në përballjen që është duke u zhvilluar ndaj Teutës. Shifrat janë në rezultatin 1-1, ndërsa të kuqtë po luajnë që në minutën e 35 me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me të kuq të Romeros.

Menjëherë do të ishte Avdyli që do të realizonte një gol të bukur në hyrje të zonës. Kur u mendua se pjesa e parë do të mbyllej në fitoren e durrsakëve, erdhi edhe perla e Lorenc Trashit. Në një distancë prej 27 metrash, erdhi edhe goli në shtyllën e parë të Frashërit.

Ndërkohë këtë perlë e ka parë direkt nga stadium edhe trajneri Reja, që pritet ta ketë në listën që do të shpallet në ditën e nesërme. Trajneri i Kombëtares është larguar në fundin e së parës nga stadiumi. /Sport Ekspres/