Perla e Imbulas i dhuron Rajos suksesin e parë në La Liga

Minuta e 29-të e lojës, distanca 30 metra. Një predhë nga Xhaneli Imbula dhe një gol i jashtëzakonshëm, i cili i dhuroi Rajo Valekanos fitoren e parë në La Liga-n spanjolle. Goli në debutim, shërben për të kuruar problemet e ekipit, pikërisht në ndeshjen që hapi javën e katërt të kampionatit.

Një kryevepër ajo e ish-lojtarit të Marsejës dhe Stouk Sitit, i cili bën që skuadra madrilene të kalojë krizën e këtij fillimi të sezonit në elitën e futbollit spanjoll. Pas atij episodi, Rajo krijoi një bunker në mbrojtje dhe aq mjaftoi për të siguruar suksesin 1-0.

Edhe pse vendasit e Hueskas provuan me të gjitha mënyrat të shënonin, në fund nuk i’a dolën të evitonin disfatën përballë publikut të tyre. Me këtë rezultat, vazhdon seria negative e ekipit të trajnerit Franko, që pësoi humbjen e dytë sezonale, pas turpërimit 8-2 nga Barcelona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *