Përkthyesi i Skënderbeut, më shqiptar se shqiptarët

Një histori e veçantë nga pragndeshja mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut: përkthyesi serb Filip Vukadinoviç fliste një shqipe të kulluar, saqë ka habitur gazetarët shqiptarë, por edhe presidentin Ardjan Takaj, i cili e pyeti për origjinën, duke e kujtuar shqiptar, edhe pse Filipi përsëriste që ishte nga Beogradi.

Në fakt, Filipi tregon lidhjen me Shqipërinë: “Kam studiuar për 3 vite e gjysmë në Tiranë për gjuhësi, ia kam kaluar shumë mirë. Gjuha shqipe ishte e vështirë fillimisht, por tani e di mirë dhe lexoj çdo ditë shtypin shqiptar online. Nuk kam pasur asnjë problem gjatë kohës në Shqipëri, kam lënë shumë miq aty dhe ndihem pak shqiptar.

“Ndeshja? Zemra ime është e ndarë në dy pjesë. Nuk jam tifoz futbolli, nuk e ndjek shumë, ndaj bëj tifozllëk edhe për Skënderbeun.

“Atmosfera? Uroj të shkojë gjithçka mbarë, nuk ka arsye pse të ketë probleme. Edhe në Elbasan ishte gjithçka perfekte, të gjithë mbetën të kënaqur, besoj se do të jetë njësoj edhe nesër. Atmosfera këto vitet e fundit ka ardhur në përmirësim, nuk duhet marrë për bazë ajo që ndodhi në Serbi-Shqipëri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *