Përjetësohet Morosini, një kamp stërvitor në nder të tij

0

Piermario Morosini u nda nga jeta në prill të vitit 2012, por ende kujtohet në Itali. I lindur në Bergamo, ish-mesfushori nuk ka luajtur asnjëherë për Atalantën, edhe pse u formua pikërisht te ky klub. Më 14 priull të vitit 2012 ai pësoi një atak kardiak në ndeshjen Livorno-Peskara.

Defribilatori nuk bëri punë dhe Morosini në moshën 25-vjeçare e gjithë bota e futbollit ishte në zi. Tanimë në nder të tij është ndërtuar një fushë sportive nga “Aic Onlus”.

Futbollistë të të gjitha kategorive kanë dhënë donacione dhe tashmë ka një kamp sportiv me emrin: “Piermario Morosini”. Nuk ka munguar edhe një mesazh: “Piermario, gjithmonë në zemrat tona”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.