Përjetë katalanas, Barça përgatit dhuratën e radhës për Mesin

0

25 nëntori i vitit 2017 ishte hera e fundit që Leo Mesi rinovoi kontratën me Barcelonën. Kapiteni firmosi deri në vitin 2021 me një rrogë prej 70 milionë eurosh në sezon. Diçka e tillë e bën futbollistin më të paguar në planet, ndërsa në vend të dytë renditet Kristiano Ronaldo me 31 milionë euro në sezon.

Së fundi klubi katalanas po mendon t’i dhurojë një kontratë të re 32-vjeçarit argjentinas. ESPN raporton se Barcelona është e gatshme të rinovojë kontratën dhe të “blindojë” fenomenin e ekipit me katër vite të tjera, pra deri në 2023, periudhë kur Mesi do të jetë 36 vjeç.

Akoma nuk dihet oferta financiare dhe rroga sezonale e “pleshtit”, i cili pritet të rinovojë për herë të dhjetë që prej kontratës së parë në vitin 2014. Mesi është një simbol dhe legjendë e gjallë e kampionëve të Spanjës dhe idhull absolut i miliona tifozëve të lojës më të bukur me top.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.