Përjashtimi nga gara e Shkumbinit, ja si ndryshon kreu i renditjes në Kategorinë e Parë

Komisioni i Disiplinës mori masa të forta për ekipin e Shkumbinit, duke e zbritur atë një kategori më poshtë pas dhunës që erdhi nga mbështetësit e klubit mbi arbitrin e ndeshjes kundër Dinamos. Një gjë e tillë ka bërë që edhe renditja e grupit A të Kategorisë së Parë të ndryshojë.

Vetë kryesuesit e tabelës, Kastrioti, ka bërë një postim në faqen e tyre zyrtare të “Facebook”, ku paraqesin renditjen e re. Kështu Kastrioti shkruan se në bazë të rregullores së FSHF-së, klubeve u janë zbritur pikët e marra me skuadrën e Shkumbinit, megjithëse kjo nuk ka ndryshuar shumë te krutanët, që vazhdojnë të ruajnë kryesimin, por këtë herë me një pikë më pak./Sport Ekspres/