Përjashtimi nga Europa është realitet, por Milani rrezikon edhe më shumë

Ballafaqimi i Milanit me UEFA-n dje nuk ka prodhuar asgjë të re dhe pozitive për klubin kuqezi. Shpjegimet dhe mbrojtja e Milanit janë konsideruar si aspak bindëse dhe situata financiare e klubit kuqezi nuk është e tillë që UEFA të tolerojë.

Mediat në Itali janë të bindura se UEFA do të kërkojë të paktën dy vite përjashtim nga kupat e Europës, por pritet edhe gjobë e rëndë, si dhe kthim me kusht në Europë, që do të thotë që do të vendosen një sërë kushtesh për t’u përmbushur.

Fillimisht Milani mohoi hipoteza të tilla, por ka qenë vetë administratori i deleguar Marko Fasone ai që për Gazzetta dello Sport ka konfirmuar frikën për përjashtim.

“Po e pranoj, nuk jemi optimistë. Ndjesitë nuk janë pozitive, por kam mësuar që ndjesitë nuk vlejnë shumë. Pas dy orësh seance dëgjimore, të paktën dolëm me sigurinë që na dëgjuan. Komisioni mori kohë për të kuptuar dhe gjykuar. Jemi në pritje, por nuk besoj se do dënohemi më shumë se një vit pa kupa”, deklaron Fasone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *