Përjashtim nga Europa për Milanin? Vendimi duket se është marrë!

0

Milani e mbylli këtë sezon në mënyrën më të keqe të mundshme, me kuqezinjtë që nuk arritën të kualifikoheshin për në Champions League, duke u renditur të pestët në Serie A.

Vendi i pestë i jep të drejtën për të kaluar në grupet e Europa League, por ishte përfolur se “Djalli” mund të përjashtohej këtë sezon nga Europa, si pasojë e prishjes së rregullave të “Fair-Playt Financiar”.

Gjithsesi, diçka e tillë duket se nuk do të ndodhë, pasi UEFA ka bërë me dije datat e seancave të dëgjimit dhe deri në datën 14 gusht, për Milanin nuk ka asnjë seancë. Thënë ndryshe, sezonin e ardhshëm kuqezinjtë do të jenë në Europë, gjithsesi çështja ende nuk është mbyllur.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.