Perisiç pret në besë Interin: Kovaç e di ku mund të më gjesh

Gjatë tri sezoneve të shkuara, Ivan Perisiç, së bashku me kapitenin Mauro Ikardi kanë mbajtur në shpatullat e tyre, thuajse të gjithë forcën e sulmit zikaltër. Paraqitjet e mira sollën dhe adhurimin gjithnjë e në rritje të tifozerisë zikaltër për kroatin. Por, me shumë gjasa marrëdhëniet midis palëve do të pësojnë një krisje të fortë pas deklaratave që sulmuesi ka bërë për medien kroate “Sportske Novosti”.

“Nga Interi largohem vetëm në rast se më kërkon një klub i madh, do më pëlqente të luaja në Spanjë ose Angli”, tha kroati, i cili më pas foli dhe për marrëdhënien me ish-trajnerin e tij Niko Kovaç, i cili tani është në krye të stolit të Bajern Mynihut.

“Kovaç ka ndikuar shumë në zhvillimin tim si futbollist. Me të si trajner kam luajtur në mënyrë fantastike me kombëtaren kroate. E përgëzoj për punën që ka bërë në Gjermani, si dhe i uroj t’i eci mbarë më Bajernin. Nëse ai më kërkon, e di se ku mund të më gjejë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *