Perishiç te Junajtid, pritet zyrtarizimi

0

Mançester Junajtid është pranë zyrtarizimit të blerjes së mesfushorit të Interit, Ivan Perishiç. Mesfushori kroat ka kohë që kërkon largimin dhe ka gjetur marrëveshjen me klubin anglez, por Interi nuk lëvizte nga çmimi i vendosur, 55 milionë euro.

Tani Junajtid ka pranuar të paguajë, duke parë se në treg nuk ka shumë alternativa dhe Aleksis Sançez është “blinduar” nga Arsenali.

Brenda 2-3 ditësh pritet mbyllja e çdo detaji dhe firma në Angli, ndërsa Interi po punon për të marrë nga Lacio Keita Baldenë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.