Pergjini motivon Shënkollin: Finalja e mbijetesës, fitorja detyrim!

Në prag të javës së fundit e Kategorisë së Parë, skuadra e Shënkollit gjendet në pozicion delikat në renditjen e zonës Play-out të Grupit A. Me 20 pikë në vendin e 4-t, shënkollasit janë të rrezikuar për mbijetesë, por ndeshja e javës 26 me Veleçikun ju ka dhënë shumë shpresa për të shmangur çdo rrezik.

Jo vetëm për mbijetesë, por edhe për tu renditur në vendin e 3-të, i cili nuk luan në Play-off me skuadrën e dytë në Grupin B të Kategorisë së Dytë. Këtë situatë, golashënuesi Leonardo Pergjini, për SportEkspres.com e përshkruan si delikate, teksa deklaron se Shënkolli luan ndeshjen e sezonit me Veleçikun.

“Disa javë më parë Shënkolli ishte në pozita të vështira mbijetese, ndërsa tani kemi përpara alternativën e sezonit, ti largohemi vendit të parafundit të zonën Play-out në grupin tonë (A)”.

“Janë 90 minutat e fundit të sezonit dhe sfida me Veleçikun është një ndeshje e veccantë për ne, sepse ajo mbetet si finalja e fundit për mbijetesë. Ne do të luajmë vetëm për fitore, e cila jo vetëm e ‘vret’ mbijetesën tonë në të Parën, por na rendit në vendin e tretë që nuk luan ndeshjen Play-off me skuadrën e Kategorisë së Dytë”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *