Përgjimet telefonike, Galiani: Anjeli duhet ta qepë!

0

Ish-administratori i deleguar i Milanit: Juventusi arrogante, merr edhe 100 mln euro nga liga e Serisë A

Sipas hetimeve, mësohet se ish administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani dhe të hetuarit e tjerë, “kanë kryer veprën penale të krimit të organizuar që nga viti 2009 në dëm të skuadrave të futbollit, teksa në momentin që ai ishte president i Ligës ka përfituar në dëm të klubeve për të drejtat tv të Serisë A jashtë Italisë”. Flitet për të paktën 1.5 miliardë euro në vit, që janë përfituar nga e drejta tv. E kanë shkruar dje prokurorët e Milanos në kërkesën e refuzuar për arrestimin e tre të hetuarve për shitblerjen e të drejtave tv të Serisë A dhe B jashtë Italisë.

MENAXHERËT – Duke qëndruar te burimet gjyqësore, Galiani nuk është ende një i hetuar. Pesonat e tjerë me të cilët ish-drejtuesi i Milanit i ka dhënë jetë këtij krimi të organizuar, janë, ndër të tjerë, presidenti i Xhenoas, Enriko Preciozi, dhe tre ish-menaxherë (Marko Bogareli, Andrea Lokateli dhe Xhuzepe Çoketi) si edhe Rikardo Silva, pronar i një shoqërie tjetër që merret me të drejtat tv.

PËRGJIMET – Dhe në kërkesën për arrestimin e 3 të hetuarve, dalin edhe përgjimet telefonike ndërmjet Galianit dhe Bogarelit, teksa i drejtohen pikërisht Juventusit. “Duhet ta qepë ky zotërija” (për Anjelin)”, thotë Galiani, teksa Bogareli i përgjigjej: “E di, por në Ligë dikush duhet të thotë diçka, ndonjë klub, sepse ai është idiot. Të gjithë pështyjnë në futbollin italian por si do shesim ne të drejtat tv nëse ata e bëjnë këtë”. Ndërkohë Galiani përgjigjet: “E dimë, ai duhet të mos pështyjë te futbolli italian, sepse përfiton më shumë nga të gjithë nga ky produkt me të drejtat tv. Juventusi merr 100 mln euro për to, ai të paktën nuk duhet ta shajë futbollin italian. Por arroganca është armë e Juves”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here