Përgjigjja për Starovën, Juliano: Kush është? Kam fituar Champions e kampionate

2

Trajneri Juliano: Mora përgjigje të mira nga ekipi. Kalari dhe Malota më vënë në vështirësi. Çfarë ka bërë Starova?

Trajneri Mark Juliano nuk ka dashur që të flasë pas ndeshjes miqësore me Pelisterin. Një vendim që ia ka komunikuar edhe zëdhënësit për shtyp, megjithatë ka qenë drejtori sportiv Antonelo Preiti që i ka kërkuar të flasë. Numri një i stolit e ka bërë dhe përveç se ka folur për ndeshjen miqësore kundër Pelisterit edhe ka replikuar me ish-trajnerin e Partizanit dhe tashmë këshilltarin e klubit Sulejman Starova.

– Çfarë mesazhi more nga kjo ndeshje?

– Pashë një paraqitje të mirë të të gjithë lojtarëve. Skuadra ka gjetur qetësinë dhe po përpiqemi të gjejmë ritmin. Më vjen mirë, pasi skuadra po rritet dita-ditës. Ekipi arrin deri në 70 metër, por kemi vështirësi të shënojmë gola. Duhet të përmirësojmë metrat e fundit në fushë dhe të gjejmë golin. E rëndësishme është që krijojmë raste. Do të shqetësohesha më shumë, nëse skuadra nuk do të shkonte deri aty. Po punojmë shumë që të fitojmë më shumë cilësi. Kemi ndryshuar programin stërvitor dhe po punojmë në këtë aspekt. Kjo do t’i bëjë mirë edhe lojtarëve të rinj.

– A ju shërbeu kjo ndeshje për sfidën kundër Teutës?

– Gjithçka që po bëjmë është në funksion të Teutës. Pashë lojtarët me shumë dëshirë në fushë si Kalari dhe Malota. Vila po rikthehet në formën më të mirë. Xhixhiua po rritet. Më pëlqen që lojtarët po rriten. Nuk munda të aktivizoj Asanin, pasi luajti me Partizanin B. Ekipi ka edhe Basrak. Ekipi po rritet dhe është më gati. Shoh Kalarin dhe Malotën që janë gati të më vënë vështirësi në zgjedhje. Do e kem të vështirë se kë do të zgjedh në formacionin titullar. Të gjithë mendojmë për skuadrën, trajnerët kalojnë, lojtarët kalojnë gazetarët kalojnë, në fund mbetet Partizani. I rëndësishëm është Partizani, me ose pa ne.

– Çfarë mund të thoni për kritikat e ish-trajnerit Starova?   

Kush është ky? Këshilltari Sulejman? Çfarë ka thënë? Se trajneri nuk bën? Më falni çfarë ka bërë ai? Ka fituar kampionatin në vitin 1993. Aaa çerek shekulli më parë, unë pas tij kam fituar Champions Leaguen dhe kampionate. Duhet të ja thoni këto atij.

 

Thonjëza

Kush është ky? Këshilltari Sulejman? Çfarë ka thënë? Se trajneri nuk bën? Më falni çfarë ka bërë ai? Ka fituar kampionatin në vitin 1993. Aaa çerek shekulli më parë, unë pas tij kam fituar Champions Leaguen dhe kampionate. Duhet të ja thoni këto atij.

SHPËRNDAJE

2 KOMENTET

  1. Po po Juliano ka te drejte Sulejmani nenes ka deshire ta marre Parzanin se ka qef pararte. Ke te loje ben ka vite ja pregatisin te tjetet dhe sa vjen mesi i Tetorit do skuadren kete ka bere jet e mot perdor ca katundare qe i rjep dhe qe bejne rolin e te fortit. Tradhtojne Trajneret e huaj …jo per mua ata tradhetoje partizani Tifozet.
    E lexuat Sampajon ai i kishte vene pikat mbi i..
    Starove , HAXHIJA , OCELLRAT DHE METAT NJE KATEGORI JANE. te prrdorur. Largojuni Partanit shkoni gjeni ndonje njeri qe po prodhon gjize. Dhe pini ndonje teke.
    Te fala nga tifozi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here