Përgatitet tradhtia e radhës, një tjetër “galaktik” drejt Atletikos

Merkato nuk njeh rregulla dhe surprizat janë ndër më të ndryshmet. Në Madrid po përgatitet lëvizja që do i befasojë të gjithë. Atletiko Madrid është gati të sigurojë shërbimet e një tjetër lojtari madrilen.

“Colchoneros” arritën akordin me Realin për kalimin e Markos Jorente nën urdhrat e Diego Simeones, por mesfushori 24-vjeçar mund të mos jetë i vetmi, i cili bën këtë lëvizje dhe “tradhti”.

Sipas “Cadena Ser”, Atletiko është futur në garë për shërbimet e Hames Rodrigez. Kolumbiani është në bisedime të avancuara me Napolin dhe është pranë ribashkimit me Karlo Ançelotin, por Atletiko nuk dorëzohet.

Fantazistit i pëlqen shumë të jetojë në Madrid dhe Simeone po synon ta shfrytëzojë këtë fakt. Ky i fundit po mendon shitjen e Vitolos dhe Korreas për të nisur më pas sulmin ndaj Hamesit.

Tratativa do të jetë e gjatë dhe e komplikuar. Atletiko synon të bllokojë kalimin e lojtarit latin te Napoli për momentin për të tentuar më pas akordin me të dhe me “armiqtë” e Realit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *