Përgatitet “bomba” e merkatos, Al-Kelaifi dhe Bartomeu takohen në Madrid

Presidentët e Barcelonës dhe PSG-së janë takuar sot në kryeqytetin spanjoll në një takim që është shoqëruar me forca të larta sigurie. Sipas së përditshmes spanjolle “AS”, arsyeja e takimit ka të bëjë me transferimin e talentit Usman Dembele te kampionët e Francës.

Mediet në Spanjë aludojnë prej kohësh se te Barcelona e kanë humbur besimin te Dembele, dhe se katalanasit janë të gatshëm ta shesin talentin, por natyrisht me një çmim marramendës, pasi fundja fundit për kartonin e tij ata paguan 150 milionë euro.

Situata bëhet akoma dhe më interesante, nëse merret parasysh fakti se afrimi i Dembeles në Paris do t’i hapë rrugë largimit të Kavanit te Real Madrid, pasi vendin e Uruguaianit te PSG-ja do ta marrë Kilian Mbape. Në ditët në vazhdim pritet të dalin detaje të tjera nga takimi midis dy presidentëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *