Përfundon telenovela, Juventusi gjen trajnerin e ri!

Te Juventusi prej kohësh po diskutohet për trajnerin e ri, me emra të shumtë që janë spekuluar për të marrë drejtimin e bardhezinjve. Gjithsesi, kohët e fundit është përfolur vetëm për një emër dhe ai ka qenë Mauricio Sarri.

Pikërisht ky i fundit, duket se ka mbyllur gjithçka për sa i përket aventurës së tij te Çelsi, madje siç raporton Alfredo Pedula, trajneri italian ka gjetur dhe marrëveshjen me Juventusin. E vetmja gjë që mungon është thjesht zyrtarizimi.

Gjithsesi, diçka e tillë nuk pritet të jetë problem dhe njoftimi zyrtar për emërimin e Sarrit si trajner i ardhshëm i Juventusit pritet nga ora në orë. Tashmë me çështjen e trajnerit të zgjidhur “Zonja e vjetër“, mund të nisë të mendojë për merkaton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *