Përfundon pritja, prezantohet Ilir Daja: Jemi vonë, por do rikuperojmë gjithçka

0

Flamurtari ka nisur sot sezonin e ri dhe pas një pritjeje të gjatë, është zyrtarizuar edhe firma me trajnerin Ilir Daja.

Trajneri kampion në fuqi la Skënderbeun në fund të sezonit të shkuar, i nxitur edhe nga përjashtimi i klubit korçar për një vit nga kupat e Europës, ndërsa pas bisedimesh të gjata, ka firmosur sot për Flamurtarin.

Daja, së bashkua me ndihmëstrajnerin Ardian Mema, janë prezantuar sot nga administratori Sinan Idrizi, por në fakt marrëveshja ishte arritur me kohë dhe gjithashtu firma me disa nga lojtarët e sezonit të shkuar, apo me Idriz Bathën, erdhën me “bekimin” e trajnerit tiranas.

Tashmë “makineria” është vënë në lëvizje dhe në ditët e ardhshme pritet që klubi vlonjat të lëvizë me shpejtësi në merkato, për të kompletuar skuadrën.

Daja ka folur para gazetarëve: “Jemi vonë, e vërtetë, por po ecim me ritme të larta për të riformatuar skuadrën, ndaj mendoj se do të rikuperojmë gjithçka. Objektivat dihet që te Flamurtari janë madhore.

“Jemi ne tratativa me disa lojtarë, por jo lojtarë qe janë në kontratë me skuadra te tjera. Do të bisedojmë vetëm me lojtarë të lirë”.

SINAN IDRIZI – Administratori kuqezi deklaroi: “Objektivi ynë kryesor është respekti për fanellën. Atë që kam kërkuar gjithmonë. Faza përgatitore do të kryhet jashtë vendit, do të nisë kur të kemi plotësuar 80% të grupit. Shpejt do ta vendosim. Edhe miqësoret i kemi përcaktuar. Shpejt do të themi datat.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.