Përfundon ëndrra ruse, Kroacia gjen gjysmëfinalen 20 vjet më pas!

Deri në frymën e fundit, deri kur ai top i goditur nga Ivan Rakitiç përfundon në rrjetë nga pika e bardhë, duke i dhënë Kroacisë pas 20 vjetësh një tjetër gjysmëfinale Botërori, ashtu si në vitin 1998… (Franca i eliminoi). Dorëzohet Rusia, por denjësisht, pasi deri në fund besoi dhe për asnjë moment nuk hoqi dorë nga dëshira, pasioni dhe sidomos forca e një populli në tribuna…

993519752

Një gabim fatal ai i brazilianit Fernandes, që kishte shënuar golin e barazimit në minutën e 114’, pasi Domagoi Vida kishte kaluar në avantazh Kroacinë 2-1, teksa 90’ u mbyllën 1-1, një ekuilibër i vendosur që në pjesën e parë, me golin e Çerishev dhe atë të Kramariç.

Tani, Kroacia do të gjejë përballë Anglinë.

 

FT/ Rusi – Kroaci 2-2
Shënues: Çerishev 32′ , Fernandes 114′ / Kramariç 40′, Vida 100′

Episodet
2′ – Sinjali i parë i takimit vjen nga rusët. Çerishev shërbehet mirë brenda zonës, provon një diagonale, por goditja e tij ndalet nga mbrojtja kroate.
6′ – Kroacia mbërrin në zonën kundërshtare. Rebiç provon një diagonale brenda zonës, por Akinfev e dërgon në korne.

Mesazhi i tifozerisë ruse i shpalosur në dy banderola të mëdha para fillimit të takimit: Kush tjetër, nëse jo ju? Kur tjetër, nëse jo tani?

17′ – Raktiç provon nga një goditje dënimi jashtë zone, por topi i tij përfundon mbi kuadrat e portierit rus.

18′-25′ – Bie paksa ritmi i ndeshjes. Pasime të gabuara dhe dyluftime në mesfushë. Mungojnë rastet.

Tifozët rusë janë mjaft origjinalë. Mesi dhe Ronaldo po “shijojnë” ndeshjen duke bërë tifo për vendasit

32′ – Goooool! Dzhuba fton Çerishevin duke i dhuruar një top mjaft të mirë. Sulmuesi gjuan duke pushuar topin në rrjetë. Çfarë goli! Rusia në avantazh. 1-0

40′ – Goool! Aksion mjaft i mirë i kroatëve. Perisiç pason për Mandzukiç. Sulmuesi shkon drejt zonës e kthen në qendër për Kramariç që e dërgon në rrjetë. 1-1

45’+2′ – Mbyllet pjesa e parë mes dy skuadrave. Në 45 minutat e dyta priten më shumë emocione.

46′ – Nis pjesa e dytë, asnjë zëvendësim te skuadrat

52’ – Kramariç! Tentativa e parë e Kroacisë në pjesën e dytë. Vrsaljko zbret nga krahu dhe hedh në qendër për sulmuesin, që godet me roveshatë por gjen pritjen e Akifeev

69′ – Perisiç i pafat, godet shtyllën, pas një rrëmuje në zonë, teksa topi ishte kthyer në këmbët e tij

90’+5 Mbyllet koha e rregullt. Gjithçka në shtesë

100′ GOOOOL. Vida ngre peshë Kroacinë. Realizon me kokë në goditjen e këndit

114′ GOOOOL! Mario Fernandes, braziliani i natyralizuar rus, barazon me kokë, në goditje dënimi, pas harkimit te Xhybës

Mbyllen në barazim 2-2, 120 minutat. Tani lotaria e penalltive

Smolov E pritur

Brozoviç Gol

Xhagoev Gol

Kovaçiç E pritur

Fernandes E pritur

Modriç Gol

Ignasheviç Gol

Vida Gol

Në mbrëmje Rusia pret Kroacinë dhe është sërish një çift surprizë, për shkak se askush nuk mendonte se Rusia do të mbërrinte në çerekfinale, aq më shumë duke eliminuar Spanjën e frikshme. Ai kualifikim i bujshëm i ka dhënë zemër Rusisë, që tashmë ëndërron gjysmëfinalen dhe nuk i druhet shumë Kroacisë, edhe pse kjo e fundit ka shkëlqyer në këtë Kupë Bote.

Në turin e shkuar kroatët nuk krijuan shumë raste për shënim ndaj Danimarkës dhe ashtu si Rusia, iu deshën penalltitë për të avancuar më tej, ndaj edhe lodhja mund të ndihet. Ballkanasit nisen favoritë, por duhet kujdes, pasi Rusia ka fituar vetëbesim të madh dhe do të jetë një ndeshje shumë e ekuilibruar.

Formacionet zyrtare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *