Përfundon “diktatura” e Ibrës, lojtari i Junajtid shpallet më i miri në Suedi

0

Për plot 10 vite me radhe Zllatan Ibrahimoviç kishte fituar gjithnjë çmimin si lojtari suedez më i mirë i vitit. Megjithatë, vjet pas një dekade, “gjiganti” nuk u ngjit në podium. Sigurisht Zllatan është mësuar të jetë gjithnjë më i miri dhe kishte synim që ta rrëmbente dhe një herë këtë çmim, por siç duket ka marrë fund dominimi i tij.

Sot është shpallur dhe fituesi i çmimit “Lojtari ii vitit” në Suedi dhe fitues ka dalë Viktor Lindelof. Mbrojtësi i Juanjtid ka marrë më shumë vota dhe është nderuar me këtë çmim individual, që për të do të thotë shumë, edhe për faktin se luan në një pozicion ku nuk ka shumë mundësi për të rënë në sy si një sulmues apo një mesfushor.

Edicionin e shkuar këtë çmim e fitoi Granqvist, ndërsa radha ishte për Lindelof. Zllatan ndoshta do jetë mërzitur, por në Suedi duket se e konsiderojnë si një “yll” në perëndim shtatlartin, i cili aktivizohet në MLS në Amerikë.

Vetë Lindelof, duke folur për Aftonbladet, gazetën që jep çmimin, shprehet: “Jam rritur duke parë Ibrahimoviç që e fitonte gjithnjë këtë çmim, ehete një ndër i pabesueshëm për mua. Falënderoj trajnerin tim Zhoze Murinjo, ka punuar shumë me mua dhe e di mirë që kam ende shumë për të bërë, për të arritur aty ku duhet”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.