Përforcohet Vijareali, rikthen mbrojtësin në Spanjë

Vijareal vuajti shumë për të qëndruar në La Liga sezonin e kaluar. Drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë ta shikojnë më ekipin në ato ujëra dhe kanë vendosur të bëjnë një merkato cilësore.

Gjatë ditës së sotme është prezantuar Raul Albiol. Mbrojtësi 33-vjeçar, i cili numëron 33 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren spanjolle, vjen nga Napoli, ekip në të cilin u aktivizua gjashtë sezone.

Gjiganti i repartit defensiv ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me “nëndetësen e verdhë”, që pagoi 3.6 milionë euro në arkat e nënkampionëve të Italisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *