Përforcohet Kukësi, emërohet drejtori i përgjithshëm

Kukësi këtë edicion është një nga skuadrat pretendente dhe kërkon me çdo kusht titullin. Edhe pse merkato për futbollistë është mbyllur, verilindorët kanë përforcuar stafin. Burime pranë klubit bëjnë me dije se Ramadan Ndreu do të jetë drejtori i përgjithshëm i skuadrës kuksian.

Ish-trajneri i Kamzës ka nisur bashkëpunimin tani me ekipin kuksiane dhe pritet vetëm prezantimi nga ana e klubit. Nderu është një emër i njohur i futbollit shqiptar që në të shkuarën ka dhënë kontributin e tij në shumë skuadra.

Kuksianët pas javës së katërt kanë marrë 7 pikë dhe ndodhen vetëm 3 pikë larg vendit të parë. Me Ndreun duket se stafi teknik është plotësuar. 52-vjeçari ka qenë pjesë e Kastriotit, Laçit dhe Kamzës si trajner.

Eksperienca e tij është shumë e rendësishme, pasi ai te krutanët ka bërë thuajse gjithçka. Merkato bëhej nga vetë ai, ndërkohë ka punuar edhe si drejtor teknik te kurbinasit. Së bashku me Cungun kanë fituar Kupën me Laçin dhe tanimë ribashkohen te Kukësi, ekipi që e mundën në finale në maj të vitit 2015.

/ JURGEN ZELA/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *