Përforcohet Albpetroli, i merr dy futbollistë Apolonisë

Edhe pse merkato është mbyllur më 31 janar, për skuadrat e Kategorisë së Dytë mundësitë për të përforcuar skuadrat janë ende të hapura, pasi kampionati rifillon më 17 shkurt me fazën e dytë.

Një ndër skuadrat e kësj kategorie që kërkon fuqizimin për pjesën e dytë të sezonit është Albpetroli i Patosit, që gjeografikisht nuk ka shkuar larg këtë herë. Patosarakët kanë marrë të larguarit e radhës nga Apolonia e Fierit.

Mbrojtësi Ernaldo Mehmeti dhe mesfushori Jurgen Hidërsha janë dy përforcimet te skuadra e Albpetrolit. Trajneri Elidon Demiraj i mendon si pika të forta për skuadrën e tij në pjesën e dytë të kampionatit. Albpetroli renditet në vendin e 4-t në Grupin B të Kategorisë së Dytë me 25 pikë, 7 pikë larg Shkumbinit kryesues. Në ndeshjen e javës së 14-të pret Skraparin në Patos.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *