Përforcimi numër tre i Milanit, tjetër mesfushor për Xhampaolon

Zyrtarizimi është çështje ore, por Milani ka mbyllur goditjen e tretë në merkato. Pas Kruniç dhe Teo Hernandez është radha e Ismael Benaser. Algjeriani 21-vjeçar i Empolit është një mesfushor modern, i cili bën pjesën ofensive dhe atë defensive.

Kuqezinjtë kanë paguar 16 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa lojtari ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me 1.6 milionë euro rrogë sezonale. Benaser luajti 37 ndeshje sezonin e kaluar dhe numëron 13 të tilla me kombëtaren algjeriane.

Një tjetër përforcim në mesfushë, repart që ka pësuar ndryshime nga sezoni i kaluar. Përveç blerjeve, Milani po tenton të bëjë disa lëvizje edhe në dalje, në mënyrë që të reduktohet numri i lojtarëve dhe të mbushen arkat për përforcime të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *