Përforcimi i radhës, Taipi zgjedh Kosovën

Mesfushori shqiptar i skuadrës zvicerane, St. Gallen, Gjelbrim Taipi, ka vendosur të luajë për përfaqësuesen e Kosovës.

Ish-lojtari i Shpresave të Shqipërisë ka deklaruar për “Lajm” se ndihet i nderuar që do të veshë fanellën e Kosovës.

“Kam vendosur që të luaj për Kosovën. Gjatë ditës së djeshme kemi rënë dakord që në të ardhmen të jap kontributin tim për përfaqësuesen e Kosovës. Trajneri Bunjaki më kishte ndjek që kur unë luaja për Vilin dhe kishte shprehur interesim të më ftojë për ndeshjet e ardhshme. Për mua do të jetë nder dhe respekt të vesh fanellën e Kosovës”, deklaroi për  Lajm Taipi, me origjinë nga Tërnoci i Luginës së Preshevës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *