Përforcimi i radhës, një shkodran rikthehet te Vllaznia

Vllaznia vazhdon të përforcohet për sezonin e ri. Në seancën e sotme stërvitore të ekipit shkodran ka qenë i pranishëm dhe mesfushori Behar Ramadani, i cili kthehet në ekipin e zemrës pas gjashtë vitesh “shtegtim” në ekipe të ndryshme Kategorisë së Parë dhe Superiores.

Ramadani (m)

Së fundmi futbollisti 29-vjeçar mbylli bashkëpunimin me Luftëtarin, ekip ku luajti për katër sezone. Zyrtarizimi nga klubi nuk ka ardhur ende, por prania e Ramadanit në seancën nuk lë shumë vend për diskutim.

Ardhja e Ramadanit zëvendëson largimin e Alsid Tafilit, i cili u largua nga Vllaznia pak javë më parë duke preferuar të vijojë karrierën më Lirinë e Prizirenit në Ligën e Parë të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *