Përforcimi i parë, Dortmundi akord me fantazistin belg

Borusia e Dortmundit ka realizuar goditjen e parë për sezonin e ri. Verdhezinjtë kanë përforcuar repartin ofensiv. Ata kanë arritur marrëveshjen me Torgan Hazard, belgun e Gladbahut.

Ka qenë vetë 26-vjeçari, i cili është vëllai i Eden Hazard të Çelsit, ai që ka lajmëruar skuadrën e tij të re. “Kam një akord me Borusian e Dortmundit. Kam biseduar me ta dhe kemi mbyllur gjithçka. Tani është në dorë të klubeve për të mbyllur transferimin”, shkruan lojtari ofensiv në rrjetet sociale.

Hazard është një nga pikat më të forta të Gladbahut. Gjatë këtij sezoni ai ka shënuar 12 gola në total dhe ka ardhur momenti që të luajë me një ekip më të fortë si Dortmundi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *