Përfitimet e Antonio Kontes, italiani “bosi” i pestë në botë

Antonio Konte është trajneri më i pasur i Serie A. Presidenti Stiven Zhang pretendon të krijojë një Inter që të pushtojë Evropën. E gjithë kjo nis nga strategu që do e udhëheqë këtë projekt. Tekniku nga Leçe është shumë i zoti, por edhe i kushtueshëm. Interit do i duhet të paguajë një pagë neto prej 11 milionë eurosh. Kjo shifër i afrohet asaj që merrte te anglezët e Çelsit. Kostoja totale e trajnerit të kushtojë rreth 20 milionë euro në sezon.

Në këtë shifër përfshihen detyrimet ndaj shtetit dhe bonuset e shumta për çdo arritje të objektivave. Me këtë rrogë ish-juventini bëhet më i paguari në Serie A. Këtë post deri para pak ditësh e mbante trajneri i shkarkuar i “Zonjës”, Alegri. Livornezi merrte një pagë neto prej 8,5 milionësh në sezon.

Të gjitha këto përfitime, e bejënë Konten trajnerin e pestë më të paguar në botë. Para trajnerit italian, qëndrojnë Diego Simeone (23 mln euro), Pep Guardiola (19 mln euro), Ernesto Valverde (12.5 mln euro) dhe Zinedin Zidan (12 mln euro).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *