Perez zbulon: Nejmar kreu vizitat mjekësore te Reali, por pastaj blemë Bejlin

Nejmar mund të ishte tani një futbollist i Realit të Madridit, por transferimi i tij dështoi në momentin e fundit.

Presidenti i Realit, Florentino Perez, ka zbuluar se Los Blancos thuajse e blenë yllin brazilian, para se ky i fundit të transferohej te Barcelona.

“Nejmari kaloi vizitat mjekësore te Madridi. Ne u munduam ta blejmë, por arritëm në një pikë ku gjithçka u bë e pamundur dhe u detyruam të tërhiqeshim”, ka zbuluar Perez për Onda Cero.

Në vitin 2013 Nejmar shkoi te Barcelona, ndërsa Reali investoi shifrën rekord për Geret Bejlin.

Tani Reali nuk po tregohet aktiv në treg, por Perez është i qetë: “Merkatoja përfundon më 31 gusht, është një rrugë e gjatë deri atëherë. Bejl? Nuk jam i zhgënjyer. Ka pasur një sezon fatkeq për dëmtimet, por na ka dhënë shumë gëzim në të shkuarën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *