Perez: Nuk ndjekim Barcelonën, stadiumi jonë do jetë më i mirë në botë

Florentino Perez ka komentuar propozimin e bërë nga La Liga që një pjesë të ndeshjeve të luhen në SHBA. Ky sugjerim nuk gjen përkrahjen e numrit një të realit, i cili thekson se kjo gjë nuk do të ndodhë me skudarën e tij. Kujtojmë që Barcelona do ta bëjë diccka të tillë në fillim të vitit të ardhshëm.

Perez ka komentuar dhe stadiumin e ri që pritet të ndërtohet në Madrid. Presidenti i kampionëve të Europës ka theksuar se stadiumi i ri do të jetë më i miri në botë.

“Ne nuk do të luajmë asnjë ndeshje në Shtet e Bashkuara. Unë nuk e di se çfarë interesash ka, por nuk janë në favor të klubeve dhe tifozëve. Ne refuzojmë çdo mundësi të tillë”.

“Në mbledhjen e ardhshme do të vendosim dhe për fatin e stadiumit, Do të jetë stadiumi më i  mirë në botë. Punimet do të fillojnë në vitin 2019 dhe do të jetë shumë modern dhe me kushte më të mira për tifozët. Do i kushtojmë rëndësi teknologjisë dhe mund të them se do të jetë një arenë dixhitale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *